UEFA ka të ardhura rekorde
- Kampionati i suksesshëm në Gjermani, për të cilin janë shitur 2,7 milionë bileta, ka kontribuar që UEFA vitin e kaluar të realizojë të ardhura rekorde prej 6,8 miliardë euro, prej të cilave pjesa më e madhe, 73,1 për qind, janë nga të drejtat mediatike.
- Post By Besnik Shuki
- 11:00, 4 prill, 2025

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Kampionati i suksesshëm në Gjermani, për të cilin janë shitur 2,7 milionë bileta, ka kontribuar që UEFA vitin e kaluar të realizojë të ardhura rekorde prej 6,8 miliardë euro, prej të cilave pjesa më e madhe, 73,1 për qind, janë nga të drejtat mediatike.
Edhe rezervat në këtë moment janë mbi kufirin e dëshiruar prej 500 milionë euro, që do të thotë punë stabile deri vitin 2028.
"Shpesh dëgjoj se UEFA shumë përqëndrohet në fitimin e parave. Por ne nuk jemi makinë profitabile pa shpirt. Ne jemi mrekulli për mbledhjen e parave dhe shpërndarjen e tyre dhe këtë e bëjmë me ndërgjegje. Pasi i kthejmë. Pasi ne i shpërndajmë këto fonde, gjithsej 97 për qind, në mënyrë të drejtë dhe me vullnet të mirë. Ne i kthejmë paratë në futboll, në futbollin evropian për të mirën e shumë njerëzve, jo vetëm të disave”, tha kryetari i UEFA-s, Aleksandar Çeferin në fjalimin e tij në kongresin e rregullt të 49-të të trupit udhëheqës evropian në Beograd.
Në periudhën 2025/26, ngjarjet kryesore do të jenë garat e klubeve për meshkuj, të cilat planifikohen të sjellin të ardhura prej 4,5 miliardë euro, ndërsa UEFA po e pret me padurim edhe Kampionatin e sivjemë Evropian për femra në Zvicër, për të cilin do të lëshohen në shitje 700 mijë bileta rekord. bsh/
Foto: Iks