• e martë, 13 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Edhe Spanja me pesë ekipe sezonin e ardhshëm në LK

Edhe Spanja me pesë ekipe sezonin e ardhshëm në LK

Madrid, 18 prill 2025 (MIA - Liga spanjolle e futbollit sezonin e ardhshëm do të ketë pesë përfaqësues në Ligën e Kampionëve, bazuar në rezultatet e klubeve në tre garat evropiane të klubeve këtë sezon.

Një vend shtesë në Ligën e kampionëve marrin dy liga në bazë të rezultateve të klubeve, ndërsa pasi u njoftua më 8 prill se do të jetë Premier liga, pas rezultateve të mbrëmshme dhe vendosjes së Betisit në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës dhe Atletik Bilbaos në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, është konfirmuar se La Liga do të ketë pesë përfaqësues.
Sezonin e kaluar Italia dhe Gjermania morën secila nga një vend shtesë, dhe si ekipet e pesta në kampionatet e tyre kombëtare Bolonja dhe Borusia Dortmund luajtën në Ligën e kampionëve, e cila këtë sezon po luhet në një format të ri, me 36 klube sipas një tabele të vetme. qa/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR