Liverpuli të dielën mund të bëhet kampion, Sloti: Nuk po mendoj për këtë
- Kampioni i Premierligës, Liverpul të dielën mundet edhe teorikisht ta sigurojnë titullin kampion, që do të ishte titulli i 20-të për skuadrën e "Enfild Roud", po aq sa ka fituar edhe Mançester Junajted.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:23, 18 prill, 2025

Liverpul, 18 prill 2025 (MIA) - Kampioni i Premierligës, Liverpul të dielën mundet edhe teorikisht ta sigurojnë titullin kampion, që do të ishte titulli i 20-të për skuadrën e "Enfild Roud", po aq sa ka fituar edhe Mançester Junajted.
Në gjashtë xhiro deri në fund, Liverpuli është i pari në tabelë me 13 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë dhe mund të fitojë titullin këtë fundjavë, nëse mposht Lesterin në terrenin mysafir, ndërsa Ipsviç paraprakisht triumfoi ndaj Arsenalit.
Trajneri i Liverpulit, Arne Slot sot deklaroi se nuk po mendon nëse skuadra e tij do të fitojë titullin e Premierligës këtë fundjavë.
"Përgjigja e sinqertë është se nuk mendoj, por nuk jam i sigurt nëse më besoni!, tha Sloti në një konferencë për shtyp.
"Nuk shikoj shumë prapa dhe nuk pres shumë përpara, kështu jam unë. Aspak nuk mendoj për këtë", shtoi Sloti.
Nëse ka sukses, do t'i bashkohet numrit të vogël të trajnerëve që kanë fituar kampionatin e Premierligës në sezonin e tyre të parë në klub
Këtë paraprakisht e kanl bërë Zhoze Murinjo (Çellzi, 2024/2025),Karlo Ançeloti (Çellzi, 2009/2010), Manuel Pellegrini (Mançester Siti, 2013/2014), Klaudio Ranieri (Lester, 2015/2015) dhe Antonio Konte (Çellzi,2016/2017).
Foto: EPA