Meguaer për fitoren ndaj Lionit: Ndeshje e çmendur
- Mbrojtësi i Mançester Junajted, Hari Meguaer e ka përshkruar si të çmendur fitoren e mbrëmshme me rezultatin 5:4 ndaj Lionit në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Evropës.
- Post By Besnik Shuki
- 10:14, 18 prill, 2025

Mançester, 18 prill 2025 (MIA) - Mbrojtësi i Mançester Junajted, Hari Meguaer e ka përshkruar si të çmendur fitoren e mbrëmshme me rezultatin 5:4 ndaj Lionit në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Evropës.
"Nëse e kërkoni fjalën 'çmenduri' në fjalor, me siguri më së miri do t'i përgjigjet për këtë ndeshje. Ishte lojë e çmendur dhe është e pabesueshme se si kemi ardhur deri te rezultati që na mundësi të shkojmë më tej", tha Meguaer, i cili e shlënoi golin e fitores për Mançester Junajted në momentet e fundit të ndeshjes.
Pasi ndeshja e parë në Lion përfundoi baraz 2:2, Junajted në ndeshjen kthyese në Old Traford ishte në epërsi 2:0 në 45 minutat e para me golat e Ugartes (11) dhe Dalot (45+1). Megjithatë Lioni barazoi në pjesën e dytë me golat e Tolisos (71) dhe Talafikos (78) dhe vijuan vazhdimet.
Ekipi francez vazhdimet i filloi me një lojtar më pak për shkak të përjashtimit të Tolisos në minutën e 89-të. Edhe më një lojtar më pak, Lioni arriti epërsi ne shikim të parë të paarrtishme me dy golat e shënuar nga Çerki (104) dhe Lakazet (109, penalti). Kur dukej se Lioni do të kuaklifikohet në gjysëmfinale, Mançester Junajted nga minuta e 114-të e deri në minutën e parë të kohës shtesë të vazhdimeve, shënoi tre gola për kthesë të re të madhe në këtë ndeshje. Bruno Fernandesh (114) realizoi penalti, ndërsa Maino (120) dhe Meguaer (120+1) shënuan në fund të ndeshjes.
Në gjysmëfinalen e dytë do të luajnë Totenhem dhe Bodo/Glimt.
Ndeshjet e gjysëmfinales janë në program më 1 dhe 8 maj.
Rezultatet nga ndeshjet kthyese të çerekfinales në Ligën e Evropës (në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para):
Atletik B. - Renxhers 2:0 (0:0)
Ajntraht F. - Totenhem 0:1 (1:1)
Lacio - Bodo/Glimt 3:1 (0:2); penalti 2:3
Mançester Junajted - Lion 5:4 pas vazhdimeve (2:2).
Dyshet gjysmëfinale:
Totenhem - Bodo/Glimt
Atletik B. - Mançester Junajted. bsh/
Foto: UEFA/Fejsbuk