• e enjte, 08 janar 2026

Milani ia vazhdon kontratën portierit

Milani ia vazhdon kontratën portierit

Milano, 7 janar 2026 (MIA) – Majk Menjon do të mbetet në portën e Milanit dhe do të nënshkruaj kontratë të re me ekipin. Francezi është në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale. Dhe kur pritej që ai të fillonte negociatat me ekipe të tjera më 1 janar, ndodhi ndryshimi.

Drejtuesit e Milanit në moment të fundit arritën ta bindin Menjonin të qëndrojë në klub dhe sipas kontratës së re ai do të marrë 7 milionë euro në vit dhe me Leaon do të jetë lojtari më i paguar në klub.

Sipas “Gazeta dello sport”, rolin kyç që portieri të qëndronte në San Siro e luajti Maksimilian Alegri. Përndryshe, Menjoni kohë më parë pati një marrëveshje transferimi me klubin e Premier ligës, Çellsi, por klubet nuk ranë dakord për kompensimin.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR