• e mërkurë, 28 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ronaldo mund të nënshkruajë kontratë afatshkurtë me Mançester Sitin apo Çellsin

Ronaldo mund të nënshkruajë kontratë afatshkurtë me Mançester Sitin apo Çellsin

Riad, 19 prill 2025 (MIA) - Sulmuesi i ekipit Al-Nasr, Krisstiano Ronaldo mund ta ndryshojë ekipin për të marrë pjesë në Kampionatin botëror të klubeve në vitin 2025.

Sipas gazetarit të "Sport Bajbëll", Naser Xhabar, Çellsi dhe Mançester Siti janë të interesuar për nënshkrimin e futbollistit 40-vjeçar. Portugezi mund të nënshkruajë kontratë njëmujore me një prej klubeve për paraqitje në turne.

Al-Nasr i ofroi Ronaldos kontratë të re deri në verën e vitit 2027. Kontrata aktuale e sulmuesit skadon më 30 qershor të këtij viti.

Ronaldo iu bashkua klubit saudit në fund të vitit 2022. Paraprakisht luajti për Mançester Junajted, Real Madridin, Juventusin dhe Sporting Lisabon. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR