• e premte, 09 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Grizman, megjithatë mbetet në Atletiko

Grizman, megjithatë mbetet në Atletiko

Madrid, 17 prill 2025 (MIA) - Edhe pse është spekuluar se këtë verë do të shpërngulet në ligën MLS amerikane, lojtari francez anësor 34 vjeçar, Antoan Grizman do të mbetet në Atletiko Madrid, publikuan sot mediat spanjolle.

Kontrata aktuale e grizmanit përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, por ka pasur spekulime se ai do të largohet për te liga MLS-së, Los Anxhelos, në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, i preferuari i trajnerit Diego Simeone është gati të zgjasë kontratën e tij deri në qershor të vitit 2027, që do të thotë se ai do të luajë për Atletikon për të paktën një sezon tjetër.

Futbollisti francez gjithashtu pranoi  ulje të pagës, ndërsa fitimet e tij neto pas tatimit arrijnë në tetë milionë euro në sezon. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR