• e mërkurë, 05 mars 2025

Turqia planifikon të ndërtojë mur në kufirin me Greqinë

Turqia planifikon të ndërtojë mur në kufirin me Greqinë

Ankara, 5 mars 2025 (MIA) - Turqia do të fillojë të ndërtojë mur në kufirin me Greqinë, me qëllim që të pengohen hyrjet ilegale në Bashkimin Evropian, deklaroi guvernatori i provincës turke Edrene, Junus Sezer.

"U planifikua që këtë vit të fillojë ndërtimi i murit në gjatësi prej 8,5 kilometrave", tha Sezer.

Ai shtoi se pjesët tjera të murit do të duhet të ndërtohen më vonë përgjatë kufirit tokësor mes Turqisë dhe Greqisë, i gjatë rreth 200 kilometra.

Migrantët tentojnë të arrijnë në Greqi nga Turqia, kryesisht përmes rrugës detare. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR