• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turqia bën thirrje për bisedime mes qeverisë dhe kryengritësve në Siri, në moment kur ashpërsohet konflikti

Turqia bën thirrje për bisedime mes qeverisë dhe kryengritësve në Siri, në moment kur ashpërsohet konflikti

Ankara, 2 dhjetor 2024 (MIA) – Turqia bëri thirrje për bisedime mes palëve luftarake pas ofensivës së suksesshme të kryengritësve islamikë në Siri, informon DPA. 

“Ngjarjet e fundit tregojnë se Qeveria siriane duhet të merret vesh me popullin dhe forcat opozitare”, deklaroi shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, në konferencë për media në Ankara me homologun e tij iranian Abas Aragçi. 

Turqia ka për qëllim, potencoi Fidan, që refugjatët sirianë të cilët jetojnë në Turqi të shohë se si kthehen në Siri. 

Ministri bëri thirrje për ringjalljen e të ashtuquajturave bisedime nga Astana, në të cilat marrin pjesë Rusia, Irani dhe Turqia. 

Moska dhe Teherani e mbështesin presidentin sirian Bashar al-Asad në luftë, përderisa Ankaraja e mbështet Armatën Kombëtare Siriane, aleancë kryengritëse e cila përbëhet nga disa fraksione të cilat të dielën filluan ofensivë kundër milicisë kurdë JPG në veri të Sirisë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR