• e shtunë, 26 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trazira në Athinë: Sulmohet stacioni policor, mbi 70 të arrestuar

Trazira në Athinë: Sulmohet stacioni policor, mbi 70 të arrestuar

Athinë, 13 prill 2025 (MIA) - Gjatë natës kanë shpërthyer trazira në vendbanimin Eksarhia të Athinës, pasi persona të panjohur kanë hedhur bomba molotov, mjete piroteknike dhe gurë në një stacion policor në lagjen. 

Janë djegur disa automjete të parkuara dhe motoçikle. Policia intervenuese që mbërriti në vendin e incidentit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë pjesëmarrësit në sulm.

Sipas televizionit grek ERTNews, i cili i referohet burimeve të sigurisë, janë arrestuar më shumë se 70 persona. Ndihma e shpejtë kumtoi se një person është lënduar më lehtë. 

Dëshmitarët deklaruan se trazirat filluan pas një ngjarje muzikore në një park në këtë lagje. Rreth mesnatës, një grup prej rreth 50 personash u larguan nga ngjarja dhe nisën sulmin në stacionin policor aty pranë. Dhuna u përhap shpejt edhe në rrugët fqinje.

Gazetarët në terren raportojnë se situata është qetësuar deri sot në mëngjes. Policia dyshon se trazirat mund të kenë qenë një protestë në lidhje me aksidentin hekurudhor preh rreth dy vjet më parë, ku humbën jetën 57 persona.

Të premten, është kryer edhe një sulm me bombë nga persona të panjohur në selinë e kompanisë "Hellenic Train", operatori kryesor hekurudhor në Greqi. Nga sulmi nuk ka persona të lënduar, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim.

Familjet e viktimave, si dhe një pjesë e partive politike, e akuzojnë kompannë hekurudhore dhe qeverinë konservatore për neglizhencë të sistemit hekurudhor. ls/

Foto: Prinskrin ERT

 

QËNDRONI TË LIDHUR