Trampi sot do të bisedojë me Zelenskin
- Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Presidenti amerikan Donald Trampi planifikon sot të zhvillojë një takim onlajn me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe aleatët evropianë, raportoi mbrëmë Bi-Bi-Si.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:19, 13 gusht, 2025
Uashington, 13 gusht 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Presidenti amerikan Donald Trampi planifikon sot të zhvillojë një takim onlajn me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe aleatët evropianë, raportoi mbrëmë Bi-Bi-Si.
Biseda do të zhvillohet para takimit të Trampit me Presidentin rus Vladimir Putinin të premten në Alaskë.
Putini bisedoi për takimin e ardhshëm të Trampit me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Mediat ruse, duke cituar Kremlinin, raportuan se ata përmes teëefonit kanë shkëmbyer informacione në lidhje me samitin në Alaskë.
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë thelluar lidhjet e tyre të sigurisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ndërsa Pheniani dërgoi trupa për të luftuar në anën e Moskës.
Foto: Arkivi i DPA-së