• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi sinjalizon gatishmëri për negociata pas shpalljes së tarifave

Trampi sinjalizon gatishmëri për negociata pas shpalljes së tarifave

Uashington, 4 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë tha se është i hapur për negociata pas paralajmërimit të tij për tarifa të reja gjithëpërfshirëse globale.

"Nëse dikush thotë se do t'ju japim diçka që është aq fenomenale, derisa ata na japin diçka që është e mirë", tha Tramp në pyetjen nëse ai do të mendonte për marrëveshje me vendet e prekura.

Tarifat do t'i japin SHBA-së "fuqi të madhe" për të negociuar, shtoi presidenti amerikan.

Tramp si shembull përmendi rastin me TikTok-un. Sipas ligjit amerikan, video-aplikacioni në pronësi kineze duhej të shitej nga kompania e tij amë, ByteDance, ose të hiqej jashtë linje në SHBA deri më 19 janar. Megjithatë, Trampi dha një zgjatje prej 75 ditëve, e cila skadon nesër.

"Kemi situatë me TikTokun, ku Kina me siguri do të thotë: 'Do të miratojmë marrëveshje, por a do të bëni diçka për tarifën?'" tha Tramp në anijen e Air Force One.

"E vendosëm veten në sediljen e shoferit. Nëse kërkonim nga disa prej këtyre vendeve - pothuajse shumica e këtyre vendeve - të na bënin një shërbim, ata do të kishin thënë jo. Tani do të bëjnë gjithçka për ne" tha Tramp.

Një përfaqësues i lartë i administratës paraprakisht deklaroi se tarifat e reja gjithëpërfshirëse të importit nuk janë lëndë e negociatave.

Tramp tha se ai pret që shumë kompani të zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA. "Mos harroni, nuk ka tarifa nëse ndërtoni fabrikën tuaj, ose nëse e bëni produktin e juaj në SHBA".

Të mërkurën, Trampi dhe Shtëpia e Bardhë i shpallën tarifat reciproke të SHBA-së, që do të ndjehen nga më shumë se 180 vende dhe territore sipas politikës së tij të re gjithëpërfshirëse tregtare. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR