• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi: Pëprparim i madh me Rusinë, ndiqni!

Trampi: Pëprparim i madh me Rusinë, ndiqni!

 Uashington, 17 gusht 2025 (MIA) - Derisa Volodimir Zelenski dhe Ursula fon der Lajeni mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel përpara takimit të nesërm me të në Uashington, Presidenti amerikan Donald Trampi postoi një koment të shkurtër në rrjetin e tij social "Truth Social" në lidhje me negociatat që të premten pati me Presidentin rus Vladimir Putinin.

"PËRPARIM I MADH PËR RUSINË. NDIQNI! Presidenti DJT”, ka shkruar Trampi.

Minuta më parë, presidenti amerikan kishte sulmuar "lajmet e rreme", duke thënë se ato kishin shtrembëruar të vërtetën rreth takimit të tij në Alaskë me presidentin rus.

 "Nëse do të kisha mundur ta bindja Rusinë të dorëzojë Moskën si pjesë të marrëveshjes, lajmet e rreme dhe PARTNERI i tyre, e Majta Radikale, do të kishin thënë se bëra një gabim të tmerrshëm dhe një marrëveshje shumë të keqe", ka shkruar Trampi.

 Foto: truth social

 

QËNDRONI TË LIDHUR