Trampi nuk e përjashton mundësinë për takim me Zelenskin gjatë varrimit të Papës
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se është e mundur të takohet me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, në margjinat e ceremonisë së varrimit të Papës nesër në Itali.
Uashington, 25 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se është e mundur të takohet me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, në margjinat e ceremonisë së varrimit të Papës nesër në Itali.
Në pyetjen e gazetarëve para se të hipte në helikopter, Tramp tha: "Është e mundur." Ai shtoi se planifikon të takohet me disa liderë të huaj.
Marrëdhëniet midis dy liderëve janë të tensionuar, veçanërisht pas propozimit të Trampit për të ndaluar luftën me Rusinë, që përfshin lejimin e Moskës për të mbajtur Krimenë, të cilën e aneksoi në mënyrë të paligjshme 11 vjet më parë. ls/
Foto: Arkiv