• e mërkurë, 10 dhjetor 2025

Trampi njoftoi një paketë subvencionesh prej 12 miliardë dollarësh për fermerët amerikanë

Trampi njoftoi një paketë subvencionesh prej 12 miliardë dollarësh për fermerët amerikanë

Uashington, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot njoftoi një paketë subvencionesh prej 12 miliardë dollarësh për ndihmë të prodhuesve bujqësorë, transmeton DPA. 

Në deklaratën e dhënë në Shtëpinë e Bardhë, Trampi tha prodhuesit bujqësorë kanë votuar për të dhe se ata janë shtylla e vendit. "Dymbëdhjetë miliardë dollarë janë shumë para", tha ai dhe shtoi se ndihma shtesë do të rrisë besimin tek fermerët. Sipas Trampit, paratë vijnë nga të ardhurat nga tarifat doganore.

Ministrja e Bujqësisë së SHBA-së, Bruk Rolins, njoftoi se paratë do t’u paguhen fermerëve deri në fund të shkurtit. Ministrja saktësoi se 11 miliardë dollarë do t’u jepen bujqve që kultivojnë misër, sojë, grurë, oriz dhe pambuk. Një miliardë dollarë të mbetura do të rezervohen për kategori të tjera fermerësh.

Shtëpia e Bardhë e përshkroi paketën si ndihmë për fermerët që janë prekur nga shpenzimet e larta dhe si mbështetje e administratës së mëparshme të Xho Bajden për programet e ndryshimit, barazisë dhe përfshirjes. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR