• e martë, 03 mars 2026

Trampi pas përleshjeve të ripërsëritura paralajmëroi bisedë me liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias

Trampi pas përleshjeve të ripërsëritura paralajmëroi bisedë me liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias

Uashington, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se planifikon të ndërhyjë për shkak përleshjeve të ripërsëritura në kufirin midis Tajlandës dhe Kamboxhas. 

Ai theksoi se është e mundur të fliste në telefon me liderët e të dy vendeve. 

"Pak njerëz mund të bëjnë një telefonatë dhe të parandalojnë luftën midis dy vendeve shumë të fuqishme, Tajlandës dhe Kamboxhias", theksoi Trampi mbrëmë gjatë një vizite në shtetin federal amerikan Pensilvania. 

Rreth gjashtë javë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje, Tajlanda dhe Kamboxhia dje kumtuan për luftime të ashpra përgjatë kufirit të tyre prej 800 kilometra. Më shumë se 500.000 njerëz janë evakuuar nga zonat kufitare në Tajlandë dhe Kamboxhia pas përleshjeve të ripërtërira. 

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për vazhdimin e armiqësive, në të cilat, sipas të dhënave të fundit zyrtare, kanë vdekur të paktën 11 persona. Shtatë civilë kamboxhianë dhe katër ushtarë tajlandezë. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR