• e mërkurë, 10 dhjetor 2025

Australia nga nesër zyrtarisht do t'u ndalojë personave nën 16 vjeç qasje në rrjetet sociale

Australia nga nesër zyrtarisht do t'u ndalojë personave nën 16 vjeç qasje në rrjetet sociale

 Kanberrë, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Australia nga nesër do t'u ndalojë personave nën 16 vjeç qasje në mediat sociale, ndërsa këto rrjete do të përballen me gjoba nëse nuk u përmbahen masave.

 Dhjetë nga platformat më të mëdha janë urdhëruar të bllokojnë fëmijët nga mesnata ose të përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë (33 milionë dollarë) sipas  ligjit të ri që ka shkaktuar kritika nga kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe përfaqësuesit e lirisë së fjalës, por është mirëpritur nga prindërit dhe përfaqësuesit e fëmijëve.

 Ndalimin me vëmendje e ndjekin  edhe vende të tjera që po shqyrtojnë masa të ngjashme bazuar në moshë, mes shqetësimeve në rritje në lidhje me ndikimin e mediave sociale në shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

 Australia kohët e fundit u kërkoi platformave të mediave sociale, duke përfshirë Fejsbukun, Instagramin dhe TikTok-un, të heqin përdoruesit nën moshën 16 vjeç.

 Australia ka afërsisht 350.000 përdorues të Instagram dhe 150.000 përdorues të Fejsbukut të moshës 13 deri në 15 vjeç, sipas të dhënave qeveritare.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR