Sijarto: Orbani dhe Trampi ranë dakord për bashkëpunim financiar, por jo për një paketë prej 20 miliardë dollarë
- Kryeministri hungarez Viktor Orbani dhe presidenti amerikan Donald Trampi nuk u pajtuan për paketën e propozuar të ndihmës financiare prej 20 miliardë dollarë, por premtuan të fillojnë bisedimet për një formë të re të bashkëpunimit financiar, deklaroi sot inistri i Punëve të Jashtme i Hungarisë Peter Sijarto.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:32, 9 dhjetor, 2025
Budapest, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orbani dhe presidenti amerikan Donald Trampi nuk u pajtuan për paketën e propozuar të ndihmës financiare prej 20 miliardë dollarë, por premtuan të fillojnë bisedimet për një formë të re të bashkëpunimit financiar, deklaroi sot inistri i Punëve të Jashtme i Hungarisë Peter Sijarto.
Ministri hungarez i Punëve të Jashtme reagoi ndaj intervistës së Trampit, e cila u transmetua më herët sot nga portali "Politiko" me seli në Bruksel, në të cilën Trampi mohoi të ofronte ndonjë paketë ndihme financiare.
Orban në nëntor propozoi që Hungaria të zgjedhë midis disa mënyrave për të përforcuar financat e saj sipas marrëveshjes me Uashingtonin, me financim me vlerë deri në 20 miliardë dollarë.
Orbani u takua me Trampin në Shtëpinë e Bardhë më 7 nëntor. Gjatë takimit, kryeministri hungarez siguroi një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet e SHBA-së për përdorimin e energjisë ruse. Më pas, Orbani tha se Hungaria mund të përdorë një sistem shkëmbimi valutor ose një linjë krediti fleksibile, me miratimin e Trampit.
"Jo, nuk ia premtova këtë (Orbanit), por ai sigurisht që e kërkoi", deklaroi Trampi për Politiko kur u pyet për ndihmën e mundshme financiare për Hungarinë.
Foto: Arkivi i EPA-s