Gjysma e Kievit në errësirë pas sulmeve ruse
- Rreth gjysma e popullsisë së kryeqytetit ukrainas Kiev mbeti sot pa energji elektrike pas sulmeve të fundit ruse në sistemin energjetik të vendit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:41, 9 dhjetor, 2025
Kiev, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Rreth gjysma e popullsisë së kryeqytetit ukrainas Kiev mbeti sot pa energji elektrike pas sulmeve të fundit ruse në sistemin energjetik të vendit.
"Situata në Kiev është një nga më të vështirat - për momentin rreth 50 për qind e konsumatorëve në qytet janë pa energji elektrike, raportoi Ministria e Energjisë në Telegram.
Rusia ka rritur ndjeshëm numrin dhe intensitetin e sulmeve ndaj infrastrukturës së gazit dhe energjisë së Ukrainës në muajt e fundit, duke synuar termocentralet për prodhimin e energjisë dhe sistemet e transmetimit të energjisë elektrike.
Ukraina operon me tre centrale bërthamore që prodhojnë më shumë se 50 për qind të energjisë elektrike të saj, por centralet janë detyruar të zvogëlojnë prodhimin për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë.
Si rezultat, operatori i rrjetit Ukrenergo ka kufizuar furnizimet për konsumatorët, duke lënë rajone të tëra në errësirë. Ndërprerjet e energjisë po ndikojnë gjithashtu në furnizimin me ngrohje dhe ujë.
Foto: Arkivi i EPA-s