Mbrojtja kundërajrore ruse rrëzoi 20 dronë ukrainas
- - Forcat ruse për mbrojtje kundërajrore mbrëmë rrëzuan 20 dronë ukrainas, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
- Post By Fitore Curri
- 08:18, 10 dhjetor, 2025
Moskë, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Forcat ruse për mbrojtje kundërajrore mbrëmë rrëzuan 20 dronë ukrainas, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Një nga fluturaket pa pilot është rrëzuar mbi rajonin e Moskës.
“Forcat për mbrojtje ajrore kapën dhe shkatërruan 20 fluturake pa pilot: 16 mbi territorin e zonës Briansk, dy mbi territorin e zona e Kalushkës, një mbi territorin e zonës të Belgorodit dhe një mbi territorin e zonës së Moskës”, bëhet e ditur në kumtesën e MM-së ruse. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s