• e martë, 03 mars 2026

Papa Leo: Evropa duhet të ketë rol qendror në përfundimin e luftës në Ukrainë

Papa Leo: Evropa duhet të ketë rol qendror në përfundimin e luftës në Ukrainë

Vatikan, 10 dhjetor 2025 (MIA) – Papa Leo pas takimit të djeshëm me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelenski deklaroi se Evropa duhet të ketë rol qendror në përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe paralajmëroi se çdo plan paqësor që e injoron rolin e Evropës është joreal. 

Ai theksoi se “lufta është në Evropë” dhe se vendet evropiane duhet të jenë pjesë e garancive të sigurisë. 

Kreu i Kishës Katolike Romake duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve theksoi se nuk dëshiron ta komentojë marrëveshjen paqësore amerikane për Ukrainën, por se e ka lexuar dokumentin. Sipas tij plani është ndryshim i madh nga aleanca e vërtetë ndërmjet Evropës dhe SHBA-së që ka ekzistuar shumë vjet. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR