• e martë, 03 mars 2026

Trampi: Anëtari i Gardës kombëtare tregoi shenja të shërimit pas të shtënave

Trampi: Anëtari i Gardës kombëtare tregoi shenja të shërimit pas të shtënave

Uashington, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Dy javë pas të shtënave në të cilën u vra një anëtar i Gardës kombëtare në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, anëtari i mbijetuar i gardës tregon shenja shërimi, deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donald Tramp. 

Duke folur në Maunt Pokono në shtetin amerikan Pensilvani, Trampi tha se nëna e personit e telefonoi për t'i thënë se djali i saj kishte arritur të ngrihej nga krevati. "Ai nuk ka folur", shtoi Trampi, duke theksuar se anëtari i gardës ishte goditur në kokë dhe ende nuk ishte në gjendje të flas.

Trampi, gjithashtu, konfirmoi se i dyshuari i lindur në Afganistan përballet me dënimin me vdekje. 29-vjeçari u qëllua dhe u vra në vendngjarje. Sipas Trampit, mjekët luftuan për t'i shpëtuar jetën që më vonë ai të mund të përballej me dënim me vdekje. 

Trampi më herët e përshkroi sulmin si "akt terrorist".

Të shtënat, të cilat ndodhën në fund të nëntorit vetëm disa blloqe nga Shtëpia e Bardhë, vranë një anëtare të re femër të Gardës kombëtare të Virxhinias Perëndimore. Përpara vdekjes së gruas, prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, deklaroi se ajo do të kërkonte dënimin me vdekje nëse dikush vdiste.

Mediat amerikane publikuan se i dyshuari hyri në vend në vitin 2021 dhe iu dha azil vetëm në vitin 2025 gjatë administratës së Trampit.

Pas sulmit, administrata amerikane e përforcoi qëndrimin e saj ndaj imigracionit, duke pezulluar përkohësisht të gjitha vendimet për azil. Departamenti i Shtetit, gjithashtu, publikoi ndërprerjen e dhënies së vizave për bartësit e pasaportave afgane. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR