Trampi paralajmëroi hetim kundër Sorosit
- Presidenti amerikan Donald Tramp, paralajmëroi se administrata e tij mund të nisë një hetim për zhvatje kundër Xhorxh Sorosit ose familjes së tij, duke e akuzuar për financim të protestave, raportuan mediat lokale.
Uashington, 13 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, paralajmëroi se administrata e tij mund të nisë një hetim për zhvatje kundër Xhorxh Sorosit ose familjes së tij, duke e akuzuar për financim të protestave, raportuan mediat lokale.
Trampi për "Foks end frends" tha se protestuesit marrin pagë për punën e tyre nga Sorosi dhe njerëz të tjerë dhe se beson se ky është një rast që bie nën Ligjin për Organizata nën Ndikim të Zhvatësve dhe të Organizatav të Korruptuara.
Deklarata e Trampit vjen vetëm disa ditë pasi në një restorant luksoz në Uashington u përball me protestues, të cilët brohoritën "Lironi Palestinën" dhe e quajtën Presidentin Hitler. Fakti që ata e dinin që Trampi ishte në restorant në atë kohë ka ngritur shqetësime për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, komentojnë mediat amerikane.
"Do ta hetojmë Sorosin, sepse mendoj se ky është një rast kundër tij dhe njerëzve të tjerë, sipas Ligjit për Organizata nën Ndikim të Zhvatësve dhe Organizatave të Korruptuara", tha Trampi. "Sepse kjo është më shumë sesa protesta. Ky është një agjitacion i vërtetë", shtoi ai.
Ligji për Organizata nën Ndikim të Zhvatësve dhe Organizatave të Korruptuara, i njohur edhe si "Ligji RICO", përdoret zakonisht për të ndjekur penalisht krimin e organizuar.
Një zëdhënës i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur tha se organizata "nuk mbështet ose financon protesta të dhunshme" dhe se pretendimet për të kundërtën janë të rreme, ndërs kërcënimet kundër themeluesit dhe kryetarit të saj janë skandaloze.
Trampi paraprakisht tha se Sorosi "dhe djali i tij i mrekullueshëm i së majtës radikale duhet të hetohen", megjithëse nuk ishte plotësisht e qartë se për cilin djalë mendonte.
Aleks Sorosi, një nga djemtë e miliarderit, është kryetar i Këshillit të Drejtorëve të Fondacionit Shoqëri së Hapur, të themeluar nga Xhorxh Sorosi dhe një nga organizatat bamirëse më të mëdha dhe më me ndikim në botë.
Foto: EPA