• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trampi në tubim në Nju Hemshir: Emigrantët e helmojnë gjakun e Amerikës

Trampi në tubim në Nju Hemshir: Emigrantët e helmojnë gjakun e Amerikës

Nju Jork, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp dhe një nga pretendentët e republikanëve për pjesëmarrje në garën e re presidenciale, vitin e ardhshëm në nëntor, në një tubim në Nju Hemshir doli me deklaratë skandaloze me të cilën i akuzoi emigrantët për, siç tha, "helmim të gjakut të Amerikës".

"Gardian", njofton se deklarata e tillë e Trampit vjen vetëm disa javë pasi disa pjesë të shoqërisë amerikane të cilat nuk i do ai, i përshkroi si "dëmtues".

I dënuar publikisht për deklaratat e tij të mëparshme, kur kërcënoi, siç u shpreh ai, se do të "çrrënjosë komunistët, marksistët, fashistët dhe të majtët radikalë që jetojnë si parazitë në Amerikë, gënjejnë, vjedhin dhe mashtrojnë në zgjedhje", Trampi bëri sërish një paraqitje të vrazhdë para mbështetësve të tij, duke deklaruar se emigrantët po "helmojnë gjakun e vendit tonë (SHBA)".

"Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë. Ata e bëjnë atë. Ata po helmojnë institucionet mendore dhe burgjet në të gjithë botën, jo vetëm në Amerikën e Jugut, por në të gjithë botën. Ata po vijnë në vendin tonë, nga Afrika, nga Azia, nga e gjithë bota", tha Trampi para turmës së mbështetësve.

Kjo është hera e dytë që Trampi të përdorë termin "gjaku helmues", që në publik u dënua gjërë si retorikë raciste, shkruan "Gardian" dhe bën të ditur se Trampi këtë term për herë të parë e ka përdorur në tetor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR