Trampi në intevistë për "Tajm": Krimeja i mbetet Rusisë, vijon bum ekonomik me doganat
- – Presidenti amerikan Donald Tramp në intervistë për magazinën “Tajm” të publikuar sot deklaroi se vetëm ai mundet të sjellë paqe në Ukrainë dhe paralajmëroi rritje ekonomike të bazuar në politikë tregtare agresive me dogana të larta. Ai ashpër e kritikoi Evropën për, sipas tij, marrëdhëniet e padrejta tregtare dhe foli për nisma të reja globale. Deklaratat janë mbikëqyrje në qasjen e tij drejt diplomacisë, tregtisë dhe pushtetit presidencial, ndërsa në prag të 100 ditëve të para të mandatit të tij të dytë.
- Post By Fitore Curri
- 17:43, 25 prill, 2025

Uashington, 25 prill 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp në intervistë për magazinën “Tajm” të publikuar sot deklaroi se vetëm ai mundet të sjellë paqe në Ukrainë dhe paralajmëroi rritje ekonomike të bazuar në politikë tregtare agresive me dogana të larta. Ai ashpër e kritikoi Evropën për, sipas tij, marrëdhëniet e padrejta tregtare dhe foli për nisma të reja globale. Deklaratat janë mbikëqyrje në qasjen e tij drejt diplomacisë, tregtisë dhe pushtetit presidencial, ndërsa në prag të 100 ditëve të para të mandatit të tij të dytë.
Marrëveshje paqësore për Ukrainën
Trampi theksoi se pushtimi rus ndaj Ukrainës “asnjëherë nuk do të ndodhte” nëse ai do të ishte president. Njoftoi se bisedimet për armëpushim janë në fazën e avancuar dhe se “po i afrohemi marrëveshjes”.
Sipas Trampit, paqja është e mundur të arrihet edhe me presidentin rus Vladimir Putin në pushtet, por vetëm nëse ai, Trampi, është president i SHBA-së. Trampi thotë se Ukraina sipas gjitha gjasave do të duhet të heqë dorë nga ambiciet për hyrje në NATO dhe ta pranojë humbjen e Krimesë, gadishull i cili, sipas tij, “tashmë një kohë të gjatë është nën kontroll të Rusisë”.
Në pyetjen për mundësinë e njohjes së Krimesë dhe katër rajoneve ukrainase si ruse, ndërsa në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës, Trampi tha se është për atë që gadishulli të mbetet rus.
“Krimeja do të mbetet me Rusinë. Dhe (presidenti ukrainas Vladimir) Zelenski e kupton këtë, dhe të gjithë e kuptojnë se (Krimeja) një kohë të gjatë u ka takuar. Ajo u takon një kohë të gjatë para se të paraqitej Trampi.
Kritika ndaj Evropës
Trampi e akuzoi Evropën për shfrytëzim ekonomik të SHBA-së përmes deficiteve tregtare dhe pjesëmarrjes së pamjaftueshme në shpenzimet e mbrojtjes.
"Vendet mike ndonjëherë janë më të këqija se armiqtë", tha ai, duke shtuar se do të kërkonte që Evropa të paguante "çmim të drejtë" për bashkëpunimin me Amerikën. Ai la të hapur mundësinë e marrëdhënieve të reja ekonomike me Rusinë pas një traktati të mundshëm paqeje.
Tarifa dhe politikë ekonomike
Trampi e mbrojti politikën e saj të doganave të larta si mekanizëm kyç për rimëkëmbje të prodhimtarisë në SHBA.
Ai paralajmëroi se investimet në fabrika të reja dhe reparte do të arrijnë shtatë trilionë dollarë, duke theksuar se “nëse prodhojnë në Amerikë, nuk do të paguajnë dogana”.
Presidenti i SHBA-së shprehu bindje se ekonomia do të shënojë “rritje shpërthyese” në të ardhmen e afërt dhe i akuzoi administratat e mëparshme për krijimin e humbjeve të mëdha ekonomike.
Pavarësisht paralajmërimeve nga institucionet financiare ndërkombëtare për rritjen e inflacionit, Trampi pretendon se çmimet e ushqimeve dhe energjisë po bien dhe ka hedhur poshtë parashikimet nga FMN-ja dhe organe të tjera, duke deklaruar se "Amerika së shpejti do të bëhet vendi më i pasur që ka ekzistuar ndonjëherë".
Politika e jashtme dhe nismat globale
Në intervistën e bërë të martën, ndërsa të publikuar sot, Trampi foli edhe në angazhimin më të gjerë global, duke theksuar nismën për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.
Ai paralajmëroi se përsëri do ta aktivizojë Marrëveshjen Abraham dhe se Lindja e Afërt është afër progresit të madh. Gjithashtu, paralajmëroi mundësi për arritjen e marrëveshjes me Iranin për kufizimin e programit bërthamor të këtij vendi.
Në bisedë Trampi tregohet si lider i vendosur që ta fuqizojë ndikimin amerikan përmes ekonomisë së fuqishme, diplomacisë së vendosur dhe strategjisë së re globale.
“Do ta bëjmë vendin tonë të fuqishëm dhe shumë të pasur përsëri”, përfundoi ai. fc/
Foto: Ballina e Tajm