Trampi ka shfuqizuar një rregull pothuajse 100 vjeçar - ai do të vendosë se cilët gazetarë do të mbulojnë punën e tij në Shtëpinë e Bardhë
- Shtëpia e Bardhë ua ka hequr gazetarëve të drejtën e tyre pothujase shekullore për të vendosur se kush prej tyre do të raportojë për ngjarjet presidenciale, ndërsa presidenti Donald Tramp ka theksuar se tani ai vendos për qasjen e mediave.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:36, 26 shkurt, 2025

Uashington, 26 shkurt 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ua ka hequr gazetarëve të drejtën e tyre pothujase shekullore për të vendosur se kush prej tyre do të raportojë për ngjarjet presidenciale, ndërsa presidenti Donald Tramp ka theksuar se tani ai vendos për qasjen e mediave.
Zëdhënësja e Trampit, Kerolin Livit, në brifingun e sotëm paralajmëroi se Asociacioni i Pavarur i Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA) nuk do të ketë më "monopol" në përzgjedhjen e anëtarëve të "klubit të shtypit".
Është një grup i vogël i gazetarëve që mbulojnë presidentin amerikan në hapësira shpesh të ngushta si Zyra Ovale dhe Er Fors 1, ndërsa më pas ndajnë pamjet me organizata të tjera mediatike.
Ky vendim i papritur erdhi pasi Trampi e ndaloi Asoshieted pres të marrë pjesë në disa ngjarje të Shtëpisë së Bardhë, sepse agjencia përdori emrin Gjiri i Meksikës në vend të, siç e riemëroi Trampi, Gjiri i Amerikës. Nga ana tjetër, Trump e quajti AP-në "të tmerrshme" dhe "të majtë radikale".
The rotation of pool reporters was previously determined by the White House Correspondents' Association (WHCA), which said the decision "tears at the independence of a free press".https://t.co/GhQG12pnFE
— The Legit Politics 🌻 (@thelegitpolitic) February 26, 2025
Liviti (27), zëdhënësja më e re e Shtëpisë së Bardhë, tha se WHCA "ka diktuar prej kohësh se cilët gazetarë lejohen t'i bëjnë pyetje Presidentit të Shteteve të Bashkuara në këtë hapësirë më intime".
"Jo më. Jam krenare të njoftoj se do t'ia kthejmë pushtetin popullit. Departamenti i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë do të jetë përgjegjës për zgjedhjen e ekipit të shtypit", tha Liviti.
Deri më tani, të ashtuquajturat "Klubi i shtypit" në aeroplanin presidencial e përbënin 13 gazetarë, fotografë dhe reporterë televizivë dhe radiofonikë, ndërsa numri i tyre në Shtëpinë e Bardhë është disi më i madh.
Disa shtëpi gazetareske kanë pozicione të përhershme, ndërsa disa rotojnë.