• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp vendosi dogana për BE-në prej 30 për qind

Tramp vendosi dogana për BE-në prej 30 për qind

Uashington, 12 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp vendosi dogana prej 30 për qind të importit nga Bashkimi Evropian, të cilat do të hyjnë në fuqi prej 1 gushtit.

Doganat e reja janë kumtuar në letrën që Trampi e kumtoi në rrjetin social Truth Social.

Në vazhdim teksti integral bga letra e Trampit:

"Zonjë e respektuar kryetare,

Kam nderin e madh t'Ua dërgoj këtë letër sepse kjo tregon fuqinë dhe përkushtimin e marrëdhënies sonë tregtare, si dhe faktin se Shtetet e Bashkuara Amerikane u dakorduan të vazhdojnë me bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, edhe përkundër asaj që kemi një prej deficiteve më të mëdha tregtare mu me Ju. Megjithatë, vendosëm të shkojmë më tutje, por vetëm nën kushte të baraspeshës he tregtisë së drejtë.

Prandaj Ju ftojmë të merrni pjesë në ekonominë e jashtëzakonshme të Shteteve të bashkuara, tregut numër një në botë, shumë para të tjerëve. me vite biseduam për marrëdhënien tonë tregtare me Bashkimin Evropian dhe konkluduam se duhet të largohemi nga ato deficite afatgjata, të mëdha dhe këmbëngulëse tregtare, të shkaktuara nga doganat Tuaja dhe politikat jodoganore dhe barrierat tregtare.

Raporti ynë, për fat të keq, është larg nga reciprociteti. Duke filluar nga 1 gushti 2025, Bashkimit Evropian do t'i paguajmë jo vetëm 30 për qind të prodhimeve nga BE-ja që dërgohen në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nga të gjithë doganat sektoriale. mallrat që tenton të eksportohet në mënyrë që të evitohet dogana më e lartë do t'i nënshtrohet asaj dogane më të lartë. kini parasysh se 30 prë qind është dukshëm më pak nga ajo që nevojitet për t'u mënjanuar dallimi në deficitin tregtar që e kemi me BE-në.

Siç e dini, nuk do të ketë dogana nëse Bashkimi Evropian apo kompanitë në BE vendosin të ndërtojnë apo prodhojnë mallra në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t'i miratuar ato projekte shpejtë, profesionalisht dhe në mënyrë rutinore - me fjalë të tjera, në afat prej disa javëce. Bashkimi Evropian do të ketë qasje të plotë, të hapur drejt tregut të Shteteve të Bashkuara, pa dogana që Ju për momentin që i përdorni për të tentuar të mbani suficit të madh tregtar.

Nëse nga cila do arsye vendosni t'i rritni doganat tuaja dhe të kundërpërgjigjeni, atëherë shuma për të cilën i rritni do t'i shtohet atyre 30 për qind që i paguajmë. Tl keni parasysh se këto dogana janë të domosdoshme për ta drejtuar pabarazinë shumëvjeçare të shkaktuar nga doganat evropiane dhe politikat jodoganore dhe barrierat tregtare, të cilat krijojnë edhe deficite të paqëndrueshme tregtare kundër Shteteve të Bashkuara.

Ai deficit seriozisht e dëmton ekonominë tonë, dhe, me të vërtetë, sigurinë tonë kombëtare!

Me padurim presim të bashkëpunojmë me Ju si partneri ynë tregtar prej shumë vitesh. Nëse dëshironi t'i hapni tregjet tuaja deri tnai të mbyllura për tregti me Shtetet e Bashkuara dhe t'i hiqni politikat tuaja doganore dhe jodoganore dhe barrierat tregtare, atëherë ndoshta do të shqyrtojmë adaptim të doganave nga kjo letër. Ato dogana mund të ndryshojnë, rriten apo ulen, varësisht nga raporti jonë me vendin Tuaj. Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk do t'Ju zhgënjejnë. Ju faleminderit për vëmendjen që ia kushtuat kësaj çështjeje!. Me respekt dhe dëshirat më të mira,

Donald Xh. Tramp

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës"

Presidenti amerikan Tramp në ditët e fundit e zgjeroi kontestin e vet tregtar me vendosje të doganave të reja ndaj një numri të madhe vendesh. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR