Tramp: Turqia është vend i mirë dhe lideri i saj është i mirë
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e lavdëroi Turqinë dhe presidentin e saj Rexhep Taip Erdogan në takimin me ambasadorët në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi televizioni turk TRT Haber.
- Post By Besnik Shuki
- 14:52, 26 mars, 2025

Uashington, 26 mars 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e lavdëroi Turqinë dhe presidentin e saj Rexhep Taip Erdogan në takimin me ambasadorët në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi televizioni turk TRT Haber.
Tramp u takua me disa ambasadorë, mes të cilëve edhe Tom Barak, i cili do të jetë ambasador në Turqi.
Barak shprehu kënaqësi për punën e Trampit dhe e falënderoi atë, ndërsa për Turqinë tha se është "një nga civilizimet më të lashta".
“Është vend i mirë, lideri i tij po ashtu është i mirë”, tha Tramp. bsh/
Foto: EPA