Toshkovski: Për zjarrin në Koçan hapen shumë çështje në opinion, veprojmë sipas urdhrave të Prokurorisë
- Hetimi për zjarrin në Koçan është në vijim dhe do të përgjigjet secili, pa marrë parasysh nëse ka kyer ose nuk ka kryer veprim të caktuar, në bazë të të cilit do mund të nxjerret lidhje me shkaqet dhe pasojat me ngjarjen penale-jurdike në fjalë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pas fjalimit në Debatin publik me rastin e Javës së këmbësorëve, në organizim të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve.
- Post By Besnik Shuki
- 11:47, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Hetimi për zjarrin në Koçan është në vijim dhe do të përgjigjet secili, pa marrë parasysh nëse ka kyer ose nuk ka kryer veprim të caktuar, në bazë të të cilit do mund të nxjerret lidhje me shkaqet dhe pasojat me ngjarjen penale-jurdike në fjalë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pas fjalimit në Debatin publik me rastin e Javës së këmbësorëve, në organizim të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve.
Shumë çështje të lidhura me rastin hapen në opinion, tha ministri, por megjithatë, thotë, në këtë moment bartës i vet procedurës është prokurori publik.
"Shumë çështje hapen në opinion, por megjithatë, në këtë moment bartës i vet procedurës është prokurori publik. Ai është 'dominus litis', i cili është bartës i procedurës penale. Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas të gjitha urdhrave, që janë dhënë nga Prokuroria Publike, ne hetojmë, për dallim nga më parë kur nuk u ndalua asnjë person, e me këtë rast janë humbur më shumë se 70 jetë njerëzore në të gjitha fatkeqësitë e komunikacionit, për të cilat MPB-ja në të kaluarën nuk ka pasur asnjë kallëzim penal. Për dallim prej atëherë, ne tani po bëjmë luftë joselektive dhe efikase", tha Toshkovski.
Shërbimi për media i Prokurorisë Publike paraprakisht ka njoftuar se prokurorët publikë nga ekipi që e udhëheq procedurën parahetimore për zjarrin në diskotekën “Pulls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 u lënduan, në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime të shumta hetimore për sigurimin e provave.
Numri i përgjithshëm i të dyshuarve për zjarrin në Koçan deri tani është 34 persona. Me hetimin janë përfshirë 27 persona fizikë dhe tre persona juridikë, ndërsa procedurë hetimore ka edhe kundër shtatë policëve nga SPB Shtip dhe Stacioni policor i Koçanit.
Ekipi i prokurorëve publikë që punon në këtë rast, siç u raportua më herët, është duke punuar në aktivitete që përfshijnë marrjen në pyetje të më shumë se 300 dëshmitarëve, si dhe veprime tjera hetimore dhe ekspertiza adekuate nga shumë fusha. bsh/
Foto: MIA arkiv