NP Higjiena komunale - Shkup vendosi enë për hedhjen e mbetjes organike në prag të Kurban Bajramit
- Në komunat e Shkupit ku festa fetare e Kurban Bajramit festohet masivisht, NP Higjiena Komunale - Shkup edhe këtë vit do të vendosë kontejnerë të posaçëm në të cilët qytetarët do të mund të hedhin mbetjen organike (mbetjet nga Kurbanet), informojnë nga ndërmarrja publike.
- Post By Sara Ademi
- 12:33, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor (MIA) - Në komunat e Shkupit ku festa fetare e Kurban Bajramit festohet masivisht, NP Higjiena Komunale - Shkup edhe këtë vit do të vendosë kontejnerë të posaçëm në të cilët qytetarët do të mund të hedhin mbetjen organike (mbetjet nga Kurbanet), informojnë nga ndërmarrja publike.
NP Higjiena Komunale - Shkup u bën apel besimtarëve që mbetjen organike ta hedhin ekskluzivisht në enët e caktuar, sepse hedhja e tyre në sipërfaqet publike mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin publik dhe ta ndotë mjedisin jetësor.
Ekipet e Ndërmarrjes zbatuan edhe aktivitete për larjen manuale dhe makinerike të oborreve dhe rrethinës së objekteve më të mëdha fetare islame në territorin e qytetit të Shkupit. sa/
Foto: NP Higjiena Komunale-Shkup