Urim nga Trajkovska me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit
- Drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR), Olivera Trajkovska, i dërgoi telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, të nderuarit Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahu, për festën e Kurban Bajramit.
- Post By Sara Ademi
- 11:33, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor 2025 (MIA) - Drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR), Olivera Trajkovska, i dërgoi telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, të nderuarit Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahu, për festën e Kurban Bajramit.
"Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze t'ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e festës së madhe myslimane – Kurban Bajramit. Kurban Bajrami është një festë që na kujton vlerat e vërteta – sakrificën, solidaritetin, humanizmin dhe kujdesin për të afërmin. Këto janë virtyte që jo vetëm fisnikërojnë individin, por edhe forcojnë bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare në atdheun tonë të përbashkët. Ditët e festave të sjellin paqe, përmbushje shpirtërore dhe mirëkuptim mes njerëzve. Kurban Bajrami qoftë kujtues i rëndësisë së besimit, familjes dhe mirësisë në përditshmërinë tonë", shkruan ajo në urim.
Me bindje se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në frymën e respektit dhe bashkëjetesës reciproke, shton ajo, duke uruar shëndet, mirëqenie dhe bekime të Zotit për Reisin dhe të gjithë besimtarët e besimit islam. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s