• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tirana zyrtare e përshëndeti anëtarësimin e Suedisë në NATO

Tirana zyrtare e përshëndeti anëtarësimin e Suedisë në NATO

Tiranë, 27 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti shqiptar, Bajram Begaj e uroi anëtarësimin e Suedisë në NATO duke porositur se "Aleanca tani është më e fuqishme dhe më e bahskuar".

"Mirë se erdhe Suedi, si vendi i 32-të anëtar i NATO-s. Aleanca jonë tani është më e fuqishme dhe më e bashkuar, duke e përforcuar sigurinë dhe vlerën", shkroi Begaj në platformën X.

Pranimin e uroi edhe ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani, i cili konsideron se anëtarësimi i Suedisë do ta përforcojë sigurinë e rajonit dhe të tërë Aleancës.

"Shqipëria e përshëndet pranimin e Suedisë në NATO, pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate. Anëtarësimi i Suedisë do ta përforcojë sigurinë e rajoni tonë dhe tërë Aleancëss", shkroi ministri Hasani në platformën X. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR