• e hënë, 13 prill 2026

Starmer refuzoi t'i bashkohet bllokadës amerikane të ngushticës së Hormuzit

Starmer refuzoi t'i bashkohet bllokadës amerikane të ngushticës së Hormuzit

Londër, 13 prill 2026 (MIA) - Kryeministri britanik, Kir Starmer refuzoi t'i bashkohet bllokadës së ngushticës së Hormuzit, të paralajmëruar nga presidenti amerikan, Donald Tramp, në kushte të rritjes së çmimeve të naftës dhe druajtjes nga presioni i shtuar ekonomik ndaj qytetarëve britanikë, lajmëroi DPA.

Trampi kërcënoi se do t'i ndalojë tankerët që hyjnë apo dalin nga ruta kyçe për transport të naftës dhe gazit. Kjo shkaktoi rritje të çmimeve të naftës që në tregtimet e hershme, pasi që ato paraprakisht u rritën për shkak të kontrollit të Iranit mbi ngushticën si përgjigje ndaj luftës amerikano-izraelite.

Starmer sot do të bisedojë me qytetarët për shpenzimet e jetës gjatë vizitës në Mançester të Madh, përderisa ministrja e Financave, Rejçell Rivs do të niset drejt Uashingtonit në takime të Fondit monetar ndërkombëtar. Ajo paralajmëroi se "lufta në iran do të ketë çmim për familjet dhe bizneset britanike".

Deputetët kthehen në Uestminster pas pauzës për Pashkët, pa prëparim në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Afërt dhe me paqartësi për armëpushimin e brishtë dyjavor. Trampi e paralajmëroi bllokadën pas bisedimeve të pasuksesshme mes SHBA-së dhe Iranit në Islamabad, me ç'rast dy palët akuzuan njëra-tjetrën për dështimin.

Sipas kumtimit të Trampit në "Truth Social", lufta amerikane do të fillojë me "bllokim të të gjitha anijeve" që tentojnë të hyjnë apo dalin nga ngushtica e Hormuzit. Ai shtoi se "do të prëfshihen edhe shtete të tjera", por Britania e Madhe, sipas burimeve qeveritare, nuk do të marrë pjesë. Londra, ndërkaq, bashkëpunon me Francën dhe me partnerë të tjerë në formimin e një koalicioni më të gjerë për mbrojtje të lirisë së navigimit. Starmer dhe presidenti francez, Emanuel Makron u dakorduan se nevojitet njëq asje e koordinuar.

Britania e Madhe këtë javë do të jetë nikoqire e bisedimeve të reja për hapje të sërishme të ngushticës, me fokus në presionin diplomatik ndaj Irnait, përfshirë edhe përmes sanksioneve.

Komanda qendrore ushtarake amerikane (CENTKOM) kumtoi se bllokada e porteve iraniane do të fillojë sot, por njëkohësisht theksoi se nuk do të pengohet liria e navigimit drejt porteve joiraniane, që pjesërisht bie ndesh me deklaratat e mëparshme të Trampit.

Presidenti amerikan e akuzoi iranin për dështimin e negociatave, përderisa ministri i jashtëm iranian, Abaz Aragçi u kundërpërgjigj se Uashingtoni po zbaton "maksimalizëm" dhe "kushte të ndryshueshme". ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR