• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Tetë persona janë vrarë në sumet e reja ruse ndaj Ukrainës

Tetë persona janë vrarë në sumet e reja ruse ndaj Ukrainës

Kiev, 3 korrik 2025 (MIA) - Tetë persona e kanë humbur jetën në disa sulme ruse ndaj Ukrainës, njoftuan autoritetet ukrainase.

"Më 3 korrik armiku e ka sulmuar qytetin Poltavadhe me këtë rast u dëmtua infrastruktura civile", njoftoi guvernatori i rajonit Poltava, Vollodimir Kogut, përmes platformës Telegram.

"Dy persona u vranë”, shtoi ai. Armata ukrainase e konfirmoi informacionin, duke shtuar se bëhet fjalë për sulm ndaj një qendre rekrutimi.

Agjencia ukrainase e lajmeve "Ukrinform" raportoi se operacionet e shpëtimit kanë përfunduar pas sulmit rus me dron, ku humbën jetën dy persona dhe u lënduan 47 të tjerë.

Në Odesa, sipas zëvendëskryeministrit Oleksij Kuleba, gjatë një sulmi rus, dy persona u vranë, ndërsa gjashtë u plagosën.

Në rajonin Donjeck, katër persona u vranë këtë mëngjes në një seri sulmesh, kumtoi zyra e prokurorisë rajonale. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR