“Tentim i dytë për atentat” ndaj Trampit brenda dy muajsh
- Pas incidentit të armatosur gjatë ditës së djeshme kundrejt kandidatit republikan për president Donald Tramp, është arrestuar 58 vjeçari Rajan Vesli Rut nga Havai. FBI-ja po e heton incidentin si "tentim për vrasje".
- Post By Fami Bajrami
- 09:59, 16 shtator, 2024
Uashington, 16 shtator 2024 (MIA) - Pas incidentit të armatosur gjatë ditës së djeshme kundrejt kandidatit republikan për president Donald Tramp, është arrestuar 58 vjeçari Rajan Vesli Rut nga Havai. FBI-ja po e heton incidentin si "tentim për vrasje".
Ky është tentim i dytë për atentat ndaj Trampit brenda në afat prej dy muajsh. Ai në mesin e korrikur në një tubim në Batler të Pensilvanisë u godit në vesh.
Derisa Trampi dje luante golf në Vest Palm Biç i dyshuari ishte 270 deri në 450 metra larg tij. Një nga agjentët e Shërbimit sekret vuri re një pushkë automatike prapa një shkurre në afërsi të fushës së golfit, pas së cilës të paktën katër fishekë u qëlluan drejt të dyshuarit. Ai e ka hedhur pushkën, dy çanta shpine dhe sende të tjera dhe ka ikur me një makinë të zezë, por u arrestua në zonën aty pranë.
FBI pret që një gjykatë federale në jug të Floridës të kërkojë një "vlerësim të shëndetit mendor" për Rutin përpara çdo akuze të mundshme penale.
Rut ka një dosje kriminale, ai në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2010 është akuzuar dhe dënuar për krime të shumta në rrethinën e Gilfordit, Karolina e Veriut. Veprat penale duke përfshirë mbajtjen e armës, rezistencë ndaj arrestimit, drejtimin e automjetit me patentë shofer të suspenduar, vjedhje dhe shkaktimin e një aksidenti dhe arratisja nga vendi i një aksidenti...
Rut në rrjetet sociale shpesh komentonte politikën dhe ngjarjet aktuale, ndërsa herë pas here kritikonte Trampin. Rut bëri thirrje që luftëtarët e huaj të shkonin në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse. Në profilin e tij ka edhe mesazhe pro palestineze, pro Tajvanit dhe antikineze. Ai botoi një libër vitin e kaluar duke përshkruar përpjekjet e tij për të mbështetur Ukrainën.
Rute në libër shkroi për marrjen e pushtetit në Afganistan nga ana e talebanëve, për situatën politike në Tajvan, si dhe për kërcënimet ushtarake nga Kina.
Pas incidentit, Trampi iu drejtua mbështetësve të tij me postë elektronike dhe u tha atyre se asnjëherë nuk do të dorëzohet.
Kishte gjuajtje afër meje, por dëshiroj që ta dëgjoni më parë këtë: JAM I SIGURT DHE MIRË! Asgjë nuk do të më ndalojë. ASNJËHERË NUK DO TË DORËZOHEM! Unitet. Paqe. Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Zoti ju bekoftë", ka shkruar Trampi. rq/
Foto: EPA