• e hënë, 23 dhjetor 2024

Teknikë e re për luftë kundër malaries në Afrikë

Teknikë e re për luftë kundër malaries në Afrikë

 Uagadugu, 20 dhjetor 2023 (MIA)- Profesori Abdulaj Dijabate nga Burkina Faso është fitues i çmimit "Muret që bien" për shkencë dhe menaxhim me inovacione për vitin 2023, për hulumtimin e tij, për të cilin organizatorët thonë se "ofron shpresë për kontrollin e malaries".

"Veglat inovative për kontroll të malaries janë mënyra e vetme që të mposhtet sëmundja. Edhe pse rrjetat për mushkonja kryejnë një punë të shkëlqyer, ka një rezistencë të gjerë ndaj insekticideve në lloje të ndryshme mushkonjash, veçanërisht ato që transmetojnë malarien. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të mposhtet malaria me këto mjete konvencionale deri tani. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të jesh inovativ dhe të krijosh vegla të reja që mund t'i plotësojnë ato ekzistuese. Përndryshe, nuk ka shanse ta mposhtim malarien", deklaroi Dijabate.

Sipas asaj "çështjet specifike" rreth teknologjisë për menaxhimin e gjeneve mund të jetë vendimtar kur do të vendoset si praktikë.

Shkencëtari,  përndryshe udhëheq  me Departamentin e Entomologjisë Mjekësore dhe Parazitologjisë në Institutin e Kërkimeve të Shkencave Shëndetësore në Burkina Faso. Sipas pretendimeve thuhet se po zhvillon një teknikë inovative që mund t'i zhdukë speciet e mushkonjave që mbartin malarien duke ndryshuar gjenet e vetë insekteve.

 Ashtu siç shkruan Si-En-En-i, Dijabete ishte i vetmi afrikan në mesin e 10 fituesve në mbarë botën në çmimin prestigjioz shkencor të këtij viti.

Malaria është shkaku kryesor për vdekshmëri në Burkina Faso, ku pothuajse të gjithë 22 milionë banorët, veçanërisht fëmijët, janë të rrezikuar nga sëmundja. Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2021 malaria mori jetët e pothuajse 19.000 njerëzve në këtë vend të Afrikës Perëndimore.ss/

Foto: Arkivi MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR