• e enjte, 04 dhjetor 2025

Dina Jashari do të na përfaqësojë në festivalin "Eurosonic Noorderslag" në Holandë

Dina Jashari do të na përfaqësojë në festivalin

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Dina Jashari do të na përfaqësojë në festivalin prestigjioz #Eurosonic Noorderslag 2026" në Holandë, njoftoi sot ekipi i saj.

"Kantautorja më e spikatur e re e skenës së muzikës moderne në Maqedoni, Dina Jashari, këtë vit është zgjedhur zyrtarisht të përfaqësojë Maqedoninë në festivalin më të madh evropian të shoukejs 'Eurosonic Noorderslag' (ESNS), në edicionin e 40-të të festivalit, i cili do të mbahet nga 15 deri më 18 janar 2026 në Groningen, Holandë. Performanca e Dinës në këtë ngjarje prestigjioze përfaqëson një mundësi të rëndësishme për karrierën e saj, por edhe një moment të rëndësishëm për skenën tonë muzikore, si dhe për atë rajonale. Ajo do të ketë një mundësi unike të prezantojë muzikën e saj para një audience ndërkombëtare dhe para profesionistëve kryesorë të industrisë muzikore botërore", thuhet në njoftim.

Shtohet se "Eurosonic Noorderslag" njihet si një festival që zbulon yje të rinj të muzikës dhe shërben si një platformë ku kanë kaluar disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës moderne, përfshirë Dua Lipa, Fontaines D.C., James Blake, Rosalia dhe Wet Leg.

"Çdo vit, festivali tërheq mbi 40.000 vizitorë, fansa dhe profesionistë të industrisë muzikore. Dina Jashari, e njohur për hitet e saj, turnetë ndërkombëtare dhe albumin aktual "Bimë pa rrënjë", po afirmohet si një nga emrat më me ndikim në valën e re muzikore, album që kritika e ka njohur si një pasqyrë të sinqertë dhe autentike të realitetit modern dhe një frymë të re për skenën rajonale. Performanca e saj në ESNS do të jetë pjesëmarrja e pestë e një artisti nga Maqedonia në këtë festival, pas Kiril Xhajkovski, Bernajs Propaganda, Fank Shui dhe Lufthansa. Këtë vit, Dina Jashari është emri që do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në skenën e madhe evropiane në Groningen", theksohet në njoftim. qa/

Foto: Aleksandra Kostandinovska / Njoftim

 

QËNDRONI TË LIDHUR