NASA publikoi imazhe të reja të "anës së largët" të Hënës
- Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës Amerikane - NASA ka publikuar imazhe të reja të Hënës të bëra nga astronautët në misionin "Artemis 2".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:13, 7 prill, 2026
Hjuston, 7 prill 2026 (MIA) - Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës Amerikane - NASA ka publikuar imazhe të reja të Hënës të bëra nga astronautët në misionin "Artemis 2".
"Ana e afërt" e satelitit tonë natyror (gjysmëhemisfera që shohim nga Toka) është e dukshme në gjysmën e sipërme të diskut hënor. Njihet nga njollat e saj të errëta. Këto janë ortekë të lashtë nga koha kur Hëna ishte aktive vullkanikisht. Krateri i madh që shfaqet nën ortekë, me një qendër të errët - është i ashtuquajturi Pellgu Oriental. Është një krater rreth 960 km i gjerë, i cili shtrihet përgjatë anëve të afërta dhe të largëta, më saktësisht në skajin e Hënës, dhe është pjesërisht i dukshëm nga Toka. Në imazhet e reja kemi një pamje të plotë të kraterit.
The highest quality video of the moon was just released… this is so beautiful. pic.twitter.com/0JLkB0tOXv
— Physics & Astronomy Zone (@zone_astronomy) April 7, 2026
Çdo gjë poshtë kraterit është "Ana e largët" -gjyymë hemisfera që nuk mund të shihet nga planeti ynë sepse Hëna rrotullohet rreth boshtit të saj me të njëjtën shpejtësi me orbitën e Tokës, shpjegoi NASA në faqen e saj të internetit.
Imazhe të reja të Hënës janë shfaqur në internet edhe me ngjyra, të përpunuara nga astrofotografi Dejmijen Piç. Ngjyrat janë më të ngopura për të qenë më të dukshme me sy të lirë, por duke gjykuar nga përshkrimet e astronautëve, edhe ato kanë mundur t'i shohin. Ajo që vijon është kthimi i astronautëve hënorë.
Foto: "Iks"