• e enjte, 04 dhjetor 2025
Oriz me spinaq

Kjo pjatë e shijshme dhe e shëndetshme me spinaq është ideale për një drekë ose darkë të lehtë. E thjeshtë për t’u përgatitur, plot me lëndë ushqyese dhe perfekt për çdo ditë. 

Përbërësit:

1 kg spinaq

3 lugë gjelle oriz

1 qepë

1 karotë e madhe

1.5 gota ujë të valuar

1 lugë gjelle pure domatesh

Kripë, piper, piper i kuq

2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Lani mirë spinaqin dhe priteni imët. Skuqni qepën dhe karrotën e grirë imët në vaj ulliri të nxehtë. Shtoni purenë e domates dhe përziejini derisa të lëshohet aroma e saj. Pastaj shtoni spinaqin dhe lëreni të ziejë ngadalë për rreth 10 minuta. Lani orizin, kullojeni mirë dhe vendoseni në enë. Përziejini për disa minuta dhe shtoni kripë sipas dëshirës. Shtoni ujin e nxehtë dhe ziejni në zjarr të ngadaltë derisa orizi të jetë plotësisht i butë.

Servirja:

Shërbehet i ngrohtë, më së miri i kombinuar me kos/qumësht të thartë ose kos me bazë bimore.

 

 

Foto: Freepik

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR