• e martë, 02 korrik 2024

Taravari: Shpresoj se Ahmeti këtë periudhë do të bëjë përpjekje ta konsolidojë partinë, të pastrojë kuadro të caktuar

Taravari: Shpresoj se Ahmeti këtë periudhë do të bëjë përpjekje ta konsolidojë partinë, të pastrojë kuadro të caktuar

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pjesë e koalicionit "VLEN" sot i ka uruar liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, konstruktivitet si opozitar dhe konsolidim të partisë, duke komentuar deklaratën e tij për koalicionin të cilit i përket.

"Zotëri Ahmeti tha dje se ne nga 'VLEN' kemi oreks të madh për të qenë në pushtet. Unë do t'i thosha se zotëri Ahmeti është njeri i rritur, për mua edhe njeri serioz që 22-23 vjet është në pushtet, tani i duhet pak pushim. I uroj shëndet në radhë të parë dhe më pas konstruktivitet si opozitar. Shpresoj se në këtë periudhë do të bëjë përpjekje të konsolidojë partinë, të pastrojë disa kuadro. 22 vjet të jesh në pushtet me rotacion nga një institucion në tjetrin janë mjaft të mjaftueshme. Testin e parë do ta kemi në vitin 2025, janë zgjedhjet lokale, ndaj nuk ka asgjë për t'i thënë veçse t'i urojmë opozitë të këndshme dhe paqësore", u përgjigj ministri pyetjeve të gazetarëve.

Taravari sot pati takim me punonjësit mediatikë, në të cilin informoi për planet rreth përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët në shtet, pas çka iu përgjigje pyetjeve të gazetarëve. fc/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR