• e martë, 24 dhjetor 2024

Niveli i ujit në shumicën e lumenjve në vend është më i lartë ose brenda mesatares për muajin korrik

Niveli i ujit në shumicën e lumenjve në vend është më i lartë ose brenda mesatares për muajin korrik

 Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Nivelet e ujit në shumicën e lumenjve në vend janë më të larta se mesatarja për muajin korrik, tregojnë të dhënat nga matjet që i kryen DPHM.

 Niveli i Vardarit është më i lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit pothuajse në të gjitha pikat matëse. Ulje të nivelit të ujit vërehet në lumenjtë Drini i Zi dhe Sateska.

 Në nivelet e ujit të liqeneve në vend nuk ka devijime të mëdha nga mesatarja për muajin korrik.

Sipas të dhënave nga DPHM, temperatura e matur sot në mëngjes në liqenin e Ohrit është 23.5 gradë Celsius, në liqenin e  Dojranit 28.6 gradë dhe në liqenin  e Prespës 24 gradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR