• e shtunë, 23 nëntor 2024

Janevska: Duhet të krijojmë Strategji kombëtare për arsim, për të cilën do të ketë konsensus politik

Janevska: Duhet të krijojmë Strategji kombëtare për arsim, për të cilën do të ketë konsensus politik

2 korrik 2024

Vendit i nevojitet Strategji kombëtare për arsim, në të cilën do të vendosen parimet për krijimin e sistemi arsimor cilësor në Maqedoni dhe ky është një nga qëllimet e programit tonë. Ky do të jetë dokument i cili do të pranohet nga të gjitha ose shumica e subjekteve politike dhe në një farë mënyre do të jetë program pune për ngritjen e cilësisë së arsimit. Nëse arrijmë një konsensus të këtillë, do të ishte mirë që edhe Kuvendi ta pranonte atë dokument.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në emisionin 360 në MTV, ku foli për gjendjet në arsim dhe prioritetet në të cilat do të fokusohet gjatë mandatit të saj.

Ajo theksoi se që nga fillimi ka detektuar disa probleme të cilat duhen të tejkalohen urgjentisht. Prandaj, siç theksoi ajo nuk kemi kohë të fokusohemi vetëm në një apo disa elemente, por në shumë ndryshime të cilat do të realizohen paralelisht në arsimin fillor, të mesëm dhe arsimin e lartë.

Ministrja informoi se në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente është përkushtuar për të siguruar tekste shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore, duke pasur parasysh se gjatë kohës së Qeverisë së kaluar nuk është shtypur asnjë tekst shkollor për klasën e shtatë, ndërsa 90% as nuk janë miratuar, edhe pse në opinion është prezantuar situata ndryshme. Gjithashtu përsëriti se së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit do të rishikohet Koncepti i arsimit fillor.

Puna e shkollave në një ndrim dhe mësimi tërë ditor për nxënësit është gjithashtu në fokus të politikave të ministres së re të Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

_______________________________________________________________

MPB këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre, as për mospërputhje të mundshme drejtshkrimore apo gabime shtypi.

QËNDRONI TË LIDHUR