Eurostat: 24 për qind e fëmijëve në BE janë të ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social
- Në vitin 2024, gjithsej 19,5 milionë fëmijë në Bashkimin Evropian janë ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social. Kjo shifër paraqet 24,2 për qind të fëmijëve nën 18 vjet, që është ulje për 0,6 për qind pikë nga viti 2023 (24,8%), publikoi Eurostat.
- Post By Sara Ademi
- 08:07, 2 qershor, 2025
Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Në vitin 2024, gjithsej 19,5 milionë fëmijë në Bashkimin Evropian janë ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social. Kjo shifër paraqet 24,2 për qind të fëmijëve nën 18 vjet, që është ulje për 0,6 për qind pikë nga viti 2023 (24,8%), publikoi Eurostat.
Në nivel të vendit, në vitin 2024, vlera më të larta janë regjistruar në Bullgari (35,1%), Spanjë (34,6%) dhe Rumani (33,8%). Përkundrazi, Sllovenia (11,8%), Qiproja (14,8%) dhe Çekia (15,4%) janë në thellësi të listës.
Krahasuar me vitin 2023, në Rumani regjistrohet ulja më e madhe e përqindjes së fëmijë të ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2024, -5,2 për qind, pas së cilës vijojnë Irlanda (-3,7 për qind) dhe Hungaria (-3,3 për qind). Nga ana tjetër, Finlanda (+3,5 për qind), Kroacia (+2,0 për qind), Bullgaria dhe Belgjika (të dyja + 1,2 për qind) shënuan rritje më të madhe. sa/
FOTO: Printskrin