• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Barometri i korrupsionit të Transparensi Interneshënall - Maqedoni - "Pastër-Turbullt" për majin e vitit 2025

Barometri i korrupsionit të Transparensi Interneshënall - Maqedoni -

Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Barometri i korrupsionit të Transparensi Interneshënall-Maqedoni për majin e këtij viti pas ndjekjes së tyre të rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptuese dhe luftën kundër korrupsionit, të quajtur "Pastër-turbullt", në ngjarjet e "pastërta" përfshin shkarkimin e gjyqtarit Enver Bexheti, i cili siç citojnë, së bashku me Artan Grubin përfundoi në listën e zezë të SHBA-së për shkak të dyshimeve për ryshfet në rastin gjyqësor për Sasho Mijallkovin.

"Në ngjarjet e pastërta janë edhe Gjykata Supreme, e cila pranoi si të ligjshme regjistrimin sekret me të cilin farmacisti nga Onkologjia u dënua për marrje ryshfeti nga pacientja e ndjerë Minka Veizovska, Gjykata Kushtetuese, e cila shfuqizoi nenet e Kodit Zgjedhor që ngriti pragun për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur që akuzoi drejtorin dhe udhëheqës i departamentit në M-NAV, të cilët kanë dëmtuar buxhetin e kompanisë për gati 1,5 milion denarë.

Sipas barometrit të Transparensi Interneshënall-Maqedoni, në kumtesën janë shënuar këto ngjarje "të turbullta": "Kanë dhënë terapi që përkeqësoi gjendjen e të sëmurëve me kancer – detaje nga akuzat ndaj drejtorëve dhe mjekëve të Klinikës së Onkologjisë", "Gjykata Administrative e anuloi vendimin për zgjedhjen e Dukovskës për gjyqtare kushtetuese", "Paanshmëri në procesin e negociatave", "Persona të ekspozuar politikisht nuk deklarojnë pronësinë në kompani në deklaratat e interesit në KSHPK - hulumtimi i QKC", "Vitin e kaluar më së shumti shkelje të të drejtave të njeriut kanë ndodhur rreth lëshimit të dokumenteve të udhëtimit dhe gjyqësorit", "Për digjitalizimin e librave amë 8.5 milionë euro dhe disa qytetarë marrin certifikata të lëshuara në makinë shkrimi", "Asnjë komunë në qendrën e qytetit nuk e plotëson standardin për gjelbërim", "Për ryshfet prej qindra euro kanë "lëshuar" vërtetime për të huajt në qendrën e Shkupit. sa/

Foto: Transparensi Interneshënall-Maqedoni

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR