• e martë, 26 nëntor 2024

Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin nuk ka korrigjime në totalin e të hyrave, shpenzimeve dhe deficitit në vlerë absolute, prioritetet do të financohen me rialokim

Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin nuk ka korrigjime në totalin e të hyrave, shpenzimeve dhe deficitit në vlerë absolute, prioritetet do të financohen me rialokim

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Ribalanci i buxhetit ende nuk është definuar plotësisht, por ajo që dihet është se të hyrat dhe shpenzimet totale të planifikuara do të mbeten në të njëjtin nivel dhe deficiti në vlerë absolute nuk do të ndryshojë. Do të ketë ulje të shpenzimeve jo prioritare dhe ridrejtim në projekte që janë funksionale, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

"Tashmë kemi një draft për ribalancin. I dimë nevojat, cilat janë prioritetet dhe ku kishte gabime në planifikimin e përgatitjes së Buxhetit për vitin 2024. Prioritet do të jetë shërbimi i asaj që është ndërmarrë me ligj, siç është Marrëveshja kolektive në arsimin e lartë për paga, pensione, ku me Buxhetin nuk kanë planifikuar mjete të mjaftueshme dhe të mos realizohet rritja lineare e paralajmëruar etj", tha ministrja e Financave në TV 24.

Ajo theksoi se në Buxhet ka hapësirë të shkurtohen disa norma të cilat do të rialokohen dhe shtoi se ka mjete të cilat do të ripërdoren nga investimet kapitale, ku mbahen mjete në llogaritë e dedikuara, ndërsa nuk ka realizim të projekteve.

"Janë planifikuar 45,2 miliardë denarë, ndërsa ka realizim në 12,9 miliardë denarë. Duke përfshirë 30 qershorin do të shkurtohen 20 milionë euro nga projektet kapitale, ku nuk është arritur realizim prej 40 për qind", sqaroi Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se do të shkurtohet edhe programi për Kovid në Qeveri sepse nuk ka kurrfarë realizimi nga fillimi i vitit.

Ajo informon se sot do të lëshohet qarkorja buxhetore për njësitë buxhetore dhe se ato për dy ditë duhet të dërgojnë përgjigje me nevojat e tyre dhe në bazë të asaj pastaj të bëhet ribalanci i Buxhetit.

Në lidhje me borxhin publik dhe huamarrjen, ajo deklaroi se çështja e shlyerjes së euroobligacionit që maturon në muajin janar të vitit 2025 është e hapur dhe nëse ekziston mundësia që kjo të bëhet me emetimin e euroobligacioni të ri apo me huanë e paralajmëruar prej një miliardë eurosh. sa/

Foto: Ministria e Financave

QËNDRONI TË LIDHUR