• e enjte, 04 korrik 2024

Takim Siljanovska Davkova - ambasadori australian: Marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik

Takim Siljanovska Davkova - ambasadori australian: Marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik

Shkup, 3 korik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe ambasadori i Australisë Daniel Emeri, në takimin e sotëm në vilën Vodno, diksutuan për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, të cilat, siç vlerësuan, janë miqësore dhe vitin e ardhshëm do të shënohen 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

"Presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur përkushtimin e vendit tonë për zgjerim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe ka shprehur pritje se Australia do të vazhdojë të jetë partneri dhe aleati ynë në realizimin e qëllimeve strategjike dhe aspiratave. Në atë drejtim, presidentja Siljanovska Davkova rikonfirmoi interesimin e vendit tonë për hapjen e ambasadës rezidente të Australisë në Shkup", informojnë nga kabineti i saj.

Presidentja Siljanovska Davkova në takim theksoi se niveli i bashkëpunimit ekonomik nuk reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet dy vendeve mike dhe se ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen  e tregtisë, kumtuan nga kabineti i presidentes Siljanovska Davkova. rq/bsh/

Foto: Kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR