Tiganj në takim me Gashin: Kroacia edhe më tutje do të angazhohet në Bruksel për hapje sa më të shpejtë të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut
- - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Nives Tiganj, ambasadore e Republikës së Kroacisë.
- Post By Fitore Curri
- 17:02, 4 korrik, 2024
Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Nives Tiganj, ambasadore e Republikës së Kroacisë.
Në takim, siç bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Kuvendit, u shpreh kënaqësia nga takimi ndërmjet përfaqësuesve të dy shteteve mike dhe të afërta, të cilat nuk kanë çështje të hapura reciproke.
Gashi shprehu mirënjohjen e madhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep perspektivës evropiane të vendit tonë. Rruga e reformës së vendit vazhdon, duke përfshirë përafrimin me legjislacionin evropian. Duhet të veprojmë si evropianë para se të jemi pjesë e BE-së, tha Gashi.
"Rruga e reformës së vendit vazhdon, duke përfshirë përafrimin me legjislacionin evropian. Duhet të veprojmë si evropianë para se të jemi pjesë e BE-së. Grupet e miqësisë funksionojnë në të dy dhomat legjislative, si konfirmim i përkushtimit për bashkëpunim më të ngushtë ndërparlamentar dhe marrëdhënie miqësore. Marrëdhëniet politike dhe të biznesit janë gjithashtu të shkëlqyera dhe ne veprojmë si aleatë të NATO-s. Kroacia tashmë ka ndjekur rrugën që ne duhet të ndjekim dhe prandaj përvojat dhe praktikat e saj janë të mirëseardhura", porositi Gashi.
Bashkëbiseduesit ishin në pajtim që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes evropiane, së bashku me të gjitha problemet e tij, të cilat do të zgjidhen atje. fc/
Fotografia: Kuvendi i RMV-së