• e diel, 22 dhjetor 2024

Disa institucione shëndetëore publike me u.d. drejtorë të rinj

Disa institucione shëndetëore publike me u.d. drejtorë të rinj

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë  Arben Taravari sot ka emëruar u.d. drejtorë të rinj mjekësorë në disa institucione shëndetësore publike.

Për u.d. drejtor i Klinikës universitare për vesh, hundë dhe fyt u emërua Igor Kamshikoski, në Klinikën universitare për dermatologji, Katerina Damevska, në Institutin universitar për radiologji, Sonja Nikollova, në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë, Irena Aleksioska Papastiev, ndërsa i Klinikës universitare për endokrinologji, diabet dhe çrregullime metabolike, Taner Hasan.

U.d. drejtorë të rinj janë emëruar edhe në Klinikën universitare për psikiatri, Sllavica Arsova-Haxhiangellkovska, i Klinikës universitare për gastroenterohepatologji, Meri Trajkovska, i Klinikës universitare për nefrologji, Nikolla Gjorgievski, i Klinikës universitare për reumatologji, Emilija Sandevska, ndërsa i Klinikës universitare për mjekësi fizikale dhe rehabilitim, Zllate Mehmedoviq.

Ministri Taravari e emëroi Nebojsha Nastovin për u.d drejtor të Klinikës universitare për sëmundje kirurgjike ,,Shën Naumi i Ohrit", dhe  Argjent Muçën në Spitalin e përgjithshëm "Dr. Ferit Murat" Gostivar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR