• e martë, 05 nëntor 2024

Komisioni i Kuvendit për zgjedhje dhe emërime i ka miratuar kërkesat për apanazhë të Mariçiqit, Shaqirit dhe Bajramit

Komisioni i Kuvendit për zgjedhje dhe emërime i ka miratuar kërkesat për apanazhë të Mariçiqit, Shaqirit dhe Bajramit

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, sot, në kuadër të seancës së 3-të, me 10 vota "për" dhe një "kundër" i ka mbështetur kërkesat e Bojan Mariçiqit, Jeton Shaqirit dhe Naim Bajramit për të marrë apanazhë pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Asnjë nga anëtarët e Komisionit nuk kërkoi fjalë, për shkak se pika është vendosur menjëherë në votim dhe u miratua.

Kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkovski, para mbylljes së seancës, kumtoi se i ka nënshkruar vendimet për pagat e deputetëve, mandati i të cilëve është verifikuar nga Kuvendi. Ai tha se janë nënshkruar vendimet për mospërputhshmëri të pozitës së deputetit me postin e kryeministrit apo ministrit, vendimet për ndërprerjen e së drejtës për pagë pas përfundimit të postit të deputetit të Igor Janushevit, Hristijan Mickoskit dhe ministrave të zgjedhur, si dhe vendimet për pagat e deputetëve të zëvendës kryeministrave, Izet Mexhiti, Aleksandar Nikollovski, Ljupço Dimovski, Ivan Stoiljkoviq dhe Arben Fetai. rq/bsh/

Fotografia: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR