MMJPH: Takimi i ministrit Mexhiti me ambasadorin Baumgartner
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti takoi ambasadorin e Republikës së Francës në vend, Sirill Baumgartner, kumtuan nga MMJPH.
- Post By Besnik Shuki
- 18:58, 4 korrik, 2024
Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti takoi ambasadorin e Republikës së Francës në vend, Sirill Baumgartner, kumtuan nga MMJPH.
Ministri Mexhiti falënderoi ambasadorin Baumgartner për ndihmën të cilën vazhdimisht Maqedonia e Veriut e ka marrë nga Republika e Francës në rrugën e aderimit drejt Bashkimit Evropian.
Nga Ministria kumtojnë se ambasadori francez, Baumgartner ritheksoi se propozimi francez i cili qëndron në tryezë i rihap perspektivat europiane të Maqedonisë së Veriut dhe aspak nuk është në dëm të shtetit.
"Gjithashtu, në bisedë e sipër u fol edhe për projektet të cilat ministri Mexhiti ia shpalosi ambasadorit Baumgartner që si ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë paraparë për t’u realizuar", thuhet në kumtesë.
Ambasadori francez e uroi ministrin Mexhiti për detyrat në Qeverinë e re si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër, si dhe shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojnë për të mirën e vendit dhe qytetarëve. bsh/
Foto: MMJPH